Lista me 34 emrat e mundshëm që do shkojnë në Katar

November 1, 2022
1 minut lexim

Trajneri i kombëtares kroate Zlatko Dalic ka bërë të ditur listën paraprake me 34 emrat e mundshëm të lojtarëve që do të marrin pjesë në botërorin e Katarit. Surprizat nuk mungojnë në listën paraprake, pasi ish trajeneri i Dinamos ka lënë jashtë botërorit sulmuesin e Milanit, Ante Rebic.

29-vjeçari ishte pjesë e kupës së botës në 2018, kur Kroacia arriti në finale me Francën, por tekniku Dalic nuk është bindur ta thërras sërish në Katar, pavarësisht se Rebic ka lënë pas dëmtimin dhe është kthyer të luaj për Milanin.

Megjithatë, lojtari “kuqezi” e ka nisur nga minuta e parë vetëm tre herë këtë sezon në Seria A dhe ai ka shënuar tre gola  në shtatë paraqitjet e tij në total në kampionat, që për Zlatko Dalin nuk ka qenë e mjaftueshme. Gjithashtu përflitet  për një zënkë mes Rebic dhe trajnerit dhe për këtë arsye Dalic nuk e marrë parasysh përfshirjen e tij as në listën paraprake.

Për herë të fundit sulmuesi i Milanit, ka luajtur për kombëtaren në Europianin e fundit ku Kroacia ishte në grup me Anglinë, Republikën Ceke dhe Skocinë.

Kroacia ndodhet në grupin F dhe kupën e botës do ta nisë me 23 nëntor përball Marokut dhe më pas do të ndeshet edhe me Kanadanë dhe Belgjikën.

Lista zyrtare e trajnerit Dalic me 26 lojtarët që do të marrin pjesë në Katar, do të publikohet me datën nëntë nëntor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Franca merr masat e para, 38.000 forca sigurie për ceremoninë e hapjes

Story i radhës

​Në Austri, gomat e dimrit janë bërë të detyrueshme

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë