Lista me 14 volejbollistet e ftuara në Kombëtaren U17, Suxho i bashkohet kontigjentit

Ekipi i trajnerëve të Kombëtares U17 ka vendosur për listën përfundimtare të volejbollisteve të ftuara, para ndeshjeve parakualifikuese të Kampionatit Evropian, i cili zhvillohet në Turqi.

Ekipi i kompletuar me 14 lojtare tashmë ka filluar ushtrimet, të cilat po i zhvillon dy herë në ditë të ndara në dy pjesë; atë teknike dhe taktike.

Nga e marta, 3 janar, ekipit do t’i bashkohet edhe trajneri i ri i Kombëtares, legjenda botërore e volejbollit, Donald Suxho, i cili eksperiencën e bujshme dhe bagazhin e pasur si volejbollist i suksesshëm do të mundohet ta transmetojë te vashat e reja kosovare.

FVK i ka ndërmarrë të gjitha përgatitjet e duhura për të ofruar kushtet e duhura në mënyrë që ushtrimet e Kombëtares U17 të shkojnë sipas planprogramit.

Lista e plotë me të ftuarat:

Erza Begaj

Enkela Voci

Yllza Haziri

Valencia Deda

Megi Bislimi

Blerina Begaj

Blerdina Voci

Fjona Shala

Sara Pira

Shqipe Hakolli

Era Fetahu

Merisa Slivova

Enda Gjakolli

Adea Millaku

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukrainasja sulmohet në Beograd dhe i vizatohet në banesë shkronja Z – e habitshme çfarë i ndodhi më pas!

Story i radhës

Merr flakë makina në lëvizje në autostradën Vlorë-Fier

Të fundit nga