Gazeta prestigjioze për matjet financiare “Forbes” ka publikuar së fundmi listën e miliarderëve të rinj të të botës dhe së fundmi kësaj liste iu shtuan edhe emra të njohur sikurse Taylor Swift dhe Sam Altman, krijuesi i ChatGPT-s.
Forbes, njihet një uebfaqe kredibile që mat pasuritë e sipërmarrësve nga e gjithë bota në kohë reale; këto të dhëna gazeta i përpilon duke u bazuar në informacionet publike.
Por, në kohën kur flasim për pasanikët e botës, lind pyetja nëse figuron në listën e miliarderëve të Forbes edhe ish-presidenti i Kosovës dhe njëherësh biznesmeni, Behgjet Pacolli.
Me aq sa kemi parë, emri i Pacollit nuk figuron në listën e kësaj gazete prestigjioze, përveç një artikulli të cilit ia kishte dedikuar gazeta kur ai ishte takuar me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.
Por, pasuria e tij figuron në një tjetër uebfaqe që njihet po ashtu si kredibile, “TheRichest.com”. Sipas kësaj uebfaqe, Pacolli ka një pasuri neto prej 900 milionë dollarë.