Kur jemi një javë nga ndeshjet e Nations League, trajnerët e kombëtareve janë kujdesur të bëjnë publike edhe listat e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e muajit shtator.
Trajneri i Francës, Didier Deschamp, nuk ka vonuar, teksa ditën e sotme ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar që do t’i ketë nën urdhrat e tij për përballjet me Austrinë më 22 shtator dhe Danimarkën më 25 shtator.
Lista e lojtarëve të grumbulluar – Franca
Portierë – Lloris, Maignan, Areola.
Mbrojtësit – Saliba, Clauss, Theo Hernandez, Kounde, F. Mendy, Pavard, Upamecano, Varane.
Mesfushorët – Camavinga, Tchouameni, Guendouzi, Rabiot, Y. Fofana.
Sulmues – Giroud, O. Dembele, Mbappe, Nkunku, Griezmann, Kolo Muani.
Gjermania do të vihet përballë skuadrave si Hungaria dhe Anglia.
Për këto dy sfida kombëtarja gjermane ka bërë publike edhe listën e lojtarëve të grumbulluar që do të jenë të gatshëm për të zbritur në fushën e lojës, teksa në sy bie grumbullimi i Robin Gosens, i cili rikthehet kështu të japë përsëri kontributin e tij me fanellën e kombëtares.
Portierët – Neuer, ter Stegen, Trapp.
Mbrojtësit – Bella Kotchap, Ginter, Gosens, Kehrer, Raum, Rudiger, Schlotterbeck, Sule.
Mesfushorët / Sulmuesit – Brandt, Gnabry, Goretzka, Gundogan, Haverts, Hofmann, Kimmich, Muller, Musiala, Nmecha, Reus, Sane, Werner.
Anglia ka zyrtarizuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e fundit që do të luhen në Nations League.
“Tre Luanët” do të përballen me Italinë më 23 shtator, ndërsa do të presin në shtëpinë e tyre Gjermaninë më 26 shtator.
Për këto dy duele trajneri Gareth Southgate ka bërë zyrtare listën e lojtarëve të grumbulluar, që do t’i ketë nën urdhrat e tij.
Mes grupit me 28 lojtarëve ndodhet edhe emri i sulmuesit të Brentford, Ivan Toney, ndërsa ka edhe një rikthim në skuadër për mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Eric Dier.
Dyshja e Manchester United, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho nuk janë ftuar.