Lista e kombëtares së Kosovës

February 12, 2025
1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës në skijim ndodhet në Saalbach të Austrisë, ku po mbahet Kampionati Botëror i Skijimit Alpin “Saalbach 2025”.

“Kombëtarja jonë përbëhet nga: Kiana Kryeziu, Lirika Deva, Arba Pupovci, Arbi Pupovci, Drin Kokaj dhe Klos Vokshi, të cilët po udhëhiqen nga përzgjedhësi, Agim Pupovci.

Të parët që do të garojnë janë vajzat, të cilat për shkak të numrit të vogël të garueseve, janë kualifikuar direkt në finalen e sllallomit të madh, garë kjo që zhvillohet nesër (e enjte).

Në të njëjtën kategori, por tek djemtë, nesër zhvillohen edhe kualifikimet.

I urojmë fat dhe suksese ekipit tonë, në garën më të rëndësishme botërore në skijim”, njofton KOK-u.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ibrahimi viziton Institutin e Mjekësisë të Transfuzionit, vazhdon traditën e dhurimit të gjakut

Story i radhës

OKB: Ndëshkimet e ashpëra në Bangladesh mund të konsiderohen krim kundër njerëzimit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë