Lisandro Martinez do të jetë përforcimi i radhës i Manchester Unitedit.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka publikuar një fotografi të lojtarit, i cili është i shoqëruar nga agjenti i tij.
Dyshja është nisur nga Amsterdami drejt Manchesterit për të kompletuar transferimin nga Ajaxi te “Djajtë e Kuq”.
Marrëveshja është tashmë e përfunduar dhe po pritet vetëm edhe zyrtarizimi nga klubi anglez.
Martinez me Manchester Unitedin do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Mbrojtësi 24-vjeçar do të bëhet përforcimi i tretë në epokën e trajnerit Erik ten Hag, pas Tyrell Malacias dhe Christian Eriksenit.