lironi fredi belerin perfundon protesta ne himare ne tubim edhe kryebashkiaket greke 64da7b7548c5c

“Lironi Fredi Belerin”, përfundon protesta në Himarë, në tubim edhe kryebashkiakët grekë

August 14, 2023
1 minut lexim

Ka përfunduar protesta e zhvilluar në Himarë për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri. Me pankarta në duar, qytetarët protestuan sot kundër arrestimit të Belerit. Protesta u organizua me iniciativën e shoqatës “OMONOIA”.

Pjesë e kësaj proteste ishin edhe kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis si edhe kreu i Bashkisë së Selanikut, Kostantinos Zervas.

Ylli Manjani, teska ndodhej në tubim u shpreh se Beleri po mbahet në burg pa të drejtë. Gjithashtu në protestë ishte i pranishëm edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Gjatë këtij tubimi u kërkua lirimi i Fredi Belerit, duke e cilësuar këtë të fundit si kryetar të Bashkisë së Himarës, ndonëse ndodhet në burg për vjedhje votash.

“Këtu nuk është çështja e Fredi Belerit, por çështje te drejtësisë”, ka thënë Manjani.

Gjithashtu një qytetar teksa foli për mikrofonin e “News24”, u shpreh se kjo është një protestë paqësore dhe kërkojnë që të lirohet Fredi Beleri pasi sipas tyre u zgjodh nga vetë qytetarët.

“Qëllimi i kësaj proteste është lirimi i Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur duhet të lirohet dhe të bëjë betimin. Ne jemi në protestë paqësore dhe kërkojmë drejtësi, nuk kemi asnjë problem tjetër”, ka thënë një qytetar pjesë e kësaj proteste.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

image 9
Story i mëparshëm

ЏЕКПОТОТ НА ВИДЕОЛОТАРИЈА КАСИНОС АВСТРИЈА, СУПЕР МИЛИОНЕР ЏЕКПОТ Е ВО ЗОНА НА ПАЃАЊЕ

eurodeputetja cramon kosova po humbet kredibilitetin e saj ne mesin e komunitetit nderkombetar 64da7d189ced0
Story i radhës

Eurodeputetja Cramon: Kosova po humbet kredibilitetin e saj ne mesin e komunitetit ndërkombëtar

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë