“Lirojeni Evën”, rrëfehet bashkëshorti i Eva Kailit

December 15, 2022
1 minut lexim

Bashkëshorti i ish- zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian Eva Kaili, Francesco Giorgi, ka rrëfyer para hetuesve për skandalin e korrupsionit që tronditi institucionin e BE.

Sipas gazetës belge Le SoirGiorgi ka zbuluar se ai ishte pjesë e një organizate të kontrolluar nga Maroku dhe Katari për të ndërhyrë dhe ndikuar në çështjet evropiane. Pasi kërkoi falje, Giorgi ka konfirmuar se ish-deputeti italian, Antonio Panzeri, ishte “truri” i kësaj organizate.

Siç raporton gazeta italiane La Repubblica, ai u ka kërkuar më pas gjyqtarëve që të lirojnë eurodeputeten greke Eva Kaili.

“I bëra të gjitha për para që nuk më duheshin”, ishin fjalët  që citon kjo gazetë duke konfirmuar në këtë mënyrë përfshirjen e tij në Katar-Gate . Ai ka rrëfyer edhe për rolin e tij në këtë organizatë ku shpjegon se detyra e tij ishte të menaxhonte paratë.

Ai dha edhe dy emra të tjerë se kanë marrë para nga kreu i kësaj organizate  si eurodeputeti italian, Andrea Cozzolino dhe eurodeputeti belg Mark Tarabella shtëpia e të cilit u kontrollua të shtunën e kaluar në prania e presidentes së  Parlamenti Evropian, Roberta Metsola, siç edhe  kërkohet nga ligji belg.

Vlen të theksohet se ish-deputetit Italian Panzeri e ndihmoi 35-vjeçarin të ngjitej në karrierën politike dhe ai e kishte ndjerë si detyrim moral për ta ndihmuar atë.

Mediat greke thonë se Francesco nuk i duheshin vërtet paratë pasi paga e tij si asistent parlamentar ishte rreth 2500 Euro në muaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbi 200 mjekë janë larguar nga Kosova

Story i radhës

Nadal zgjidhet “tenisti më i dashur

Të fundit nga

ShkoLartë