lirohet nga burgu ish ministri ilir beqaj lihet ne arrest shtepie 6a6c8c5eaee60

Lirohet nga burgu ish-ministri Ilir Beqaj, lihet në arrest shtëpie

July 31, 2026
1 minut lexim

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga burgu, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë, duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Beqaj, i cili është nën hetim në lidhje me dosjen SASPAC, do ta vijojë procesin penal nën këtë masë sigurie.

Një ditë më parë, GJKKO-ja vendosi gjithashtu zbutjen e masës së sigurisë edhe për Ermal Kurtulajn, duke ndryshuar statusin e tij në kuadër të të njëjtit hetim.

Ndryshimi i masës së sigurisë ka të bëjë me kalimin e afateve të paraburgimit.

Ilir Beqaj ishte arrestuar në korrik 2024 me urdhër të SPAK-ut dhe që prej atëherë ndodhej në paraburgim. Më herët, GJKKO-ja dhe Apeli i GJKKO-së kishin rrëzuar disa kërkesa të tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Beqaj qëndroi 2 vjet në paraburgim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ovl e uck se pret ne nje takim zyrtare te ambasades se shba se diskujtojne per preokupimet e veteraneve 6a6c8bb5539da
Lajmi i mëparshëm

OVL e UÇK-së pret në një takim zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së, diskujtojnë për preokupimet e veteranëve

greqia lehteson hyrjen e turisteve turq ne 12 ishuj greke te egjeut jep vize per shtate dite ne mberritje 6a6c8c90a9d5c
Lajmi i radhës

Greqia lehtëson hyrjen e turistëve turq në 12 ishuj grekë të Egjeut, jep vizë për shtatë ditë në mbërritje

Të fundit nga

ShkoLartë