Një vrasës serial francez i portretizuar në një dokumentar të BBC-së me nofkën Gjarpri do të lirohet nga një burg nepalez, pas një vendimi gjykate.
Charles Sobhraj, i cili kaloi 19 vjet në burg për vrasjen e dy turistëve në Katmandu në vitin 1975, është urdhëruar të kthehet në Francë brenda 15 ditëve.
Viktimat e tij, shumica e vrasjeve të cilat mbeten të pazbardhura, ishin kryesisht të rinj perëndimorë që vinin në Indi dhe Tajlandë.
Vrasësi famëkeq u dënua në dy gjyqe të ndara, së fundmi edhe në vitin 2014, me 20 vjet në një burg të sigurisë së lartë për vrasjen e dy turistëve të tjerë amerikanë.
Por Gjykata e Lartë e Nepalit urdhëroi lirimin e Sobhraj të mërkurën pasi ekipi i tij ligjor paraqiti një kërkesë duke pretenduar se atij duhet t’i jepet një lehtësim për dënimin e tij me burg për shkak të moshës dhe sjelljes së mirë.
Një dispozitë në ligjin Nepalez lejon të burgosurit që kanë treguar sjellje të mirë dhe kanë përfunduar 75% të afatit të tyre të burgimit të lirohen.
Sobhraj ka qenë i lidhur me më shumë se 20 vrasje midis viteve 1972 dhe 1982, në të cilat viktimat ishin droguar, mbytur, rrahur ose djegur.
Ai u quajt “Gjarpri” për aftësinë e tij për t’i shpëtuar burgut , shpesh herë duke droguar rojet, dhe prirjen për të joshur e mashtruar gratë.
Pas lirimit të tij nga India, Sobhraj u arrestua pasi u pa në një kazino në Katmandu në 2003.