Lirohet i arrestuari për bombat në shkolla të Shkupit

November 3, 2022
1 minut lexim

Pas dhjetë orë marrje në pyetje, policia mëngjesin e sotëm ka liruar 23-vjeçarin Nikolla Naumovski, i cili u ndalua dje në lidhje me raportimet për bomba në shkollat ​​e Shkupit.

Nga MPB thonë se i kanë kontrolluar edhe shtëpinë.

“Me personin është bërë intervistë zyrtare, në koordinim me prokurorinë publike është bërë bastisje në shtëpi, janë sekuestruar sende për ekspertizë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Nikolla Naumovski, i cili u ndalua, është anëtar dhe aktivist i platformës “Konzervativa.mk”, i cili mbrëmë në Facebook ka njoftuar se nuk ka të bëjë me kërcënimet me bombë në shkolla.

“Paaftësia e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe autoriteteve rezultoi me arrestimin e njerëzve të pafajshëm! Me përgjegjësi pretendojmë dhe mohojmë se anëtari ynë Nikolla ka ndonjë lidhje me këto ngjarje”, thuhet në reagimin e “Konzervativa.mk”

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moti i keq godet Britaninë e Madhe, kaos në transportin publik

Story i radhës

Nuk është e vërtetë që ministrja Petrovska bën listë për mobilizimin e ushtarëve në Ukrainë

Të fundit nga

Moti parashikohet i vranët dhe pa reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti parashikohet i vranët dhe pa reshje. “Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë