Lirohet çmimi i benzinës dhe naftës

min lexim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,99% në raport me vendimin e datës 1.8.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 3,171 %, te nafta për 3,728 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,476 % dhe te mazuti për 1,600% .
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, ulen për 2,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU nuk ndryshon.
Nga data 5.8.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 93,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 96,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 93,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 91,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 53,343 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,224%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 5.8.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Për herë të parë një shqiptar, prekë shikueshmëri prej 35 milionë në TEDx

Story i radhës

Si të përditësoni rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës për verën

Të fundit nga