lirohen plazhet publike ne kepin e rodonit rama qasje e barabarte per te gjithe 6883dd007da91

​Lirohen plazhet publike në Kepin e Rodonit, Rama: Qasje e barabartë për të gjithë

July 25, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga lirimi i plazheve publike në Kepin e Rodonit, përgjatë bregdetit të Durrësit, duke theksuar rikthimin e këtyre hapësirave për qytetarët dhe pushuesit.

“Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit, duke garantuar qasje të barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë,” shkroi Rama në Facebook, raporton kp..

Ky zhvillim vjen në kuadër të operacionit Plazhe të pastra, i cili ka nisur që më 15 qershor.

Përmes këtij operacioni, Agjencia Kombëtare e Bregdetit po mbështet tetë bashki bregdetare, përfshirë Durrësin në pastrimin dhe menaxhimin e plazheve.

Kepi i Rodonit shtrihet midis gjirit të Rodonit dhe atij të Lalëzit. Lirimi i hapësirave publike pritet të rrisë magjinë e kësaj pjese të bregdetit shqiptar si një destinacion turistik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ne tabanoc pritet 40 minuta ndersa ne bogorodice 20 minuta 6883d39f3b3bb
Lajmi i mëparshëm

Në Tabanoc pritet 40 minuta, ndërsa në Bogorodicë 20 minuta

burrit qe vrau shetitesen e qenit i eshte rritur denimi 6883dd79045cc
Lajmi i radhës

​Burrit që vrau shëtitësen e qenit, i është rritur dënimi

Të fundit nga

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

Shtetet e Bashkuara miratuan të hënën shitjen e naftës iraniane deri në fund të muajit gusht, pas asaj që autoritetet amerikane e cilësuan si “bisedime produktive” të zhvilluara gjatë fundjavës në Zvicër

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar “revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare që nga rënia e sistemit komunist në Shqipëri. Pakënaqësi të mbartura prej vitesh po artikulohen
ShkoLartë