Lirohen për qarkullim dy rrugë në Ferizaj, u bllokuan nga rrëzimi i drunjve

min lexim

Nga Drejtoria e Policisë Rajonale në Ferizaj kanë bërë të ditur se janë lëshuar për qarkullim dy rrugë të cilat ishin bllokuar si pasojë e rrëzimit të drunjve.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se rruga rajonale Ferizaj-Shtime, hyrja në fshatin Lloshkobarë, si dhe rruga “Epopeja e Jezercit”, afër pishinës “Ujëvara”, janë të lira për qarkullim, por se komunikacioni është duke u zhvilluar ngadalë

“Ju njoftojmë se  për shkak te reshjeve të shiut , rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Ferizaj-Shtime (në hyrje të fshatit Lloshkobarë) është rrezuar një shtylle elektrike dhe një kulm nga llamarina e një objekti, ku është bllokuar rruga si dhe në rrugën ‘Epopeja e Jezercit’ (afër pishinës ‘Ujëvara’ ) janë rrëzuar dy drunj dhe është bllokuar rruga”.

“Është njoftuar Drejtoria e  Emergjencave e komunës , KEDS- in dhe zjarrfikësit,  ndërsa patrullat policore janë vendosur në këto lokacione për të monitoruar dhe drejtuar komunikacionin për në rrugë tjera/ dytësore. Ndërsa në ora 19:45  janë liruar të dy këto  rrugë dhe komunikacioni është duke u zhvilluar ngadalë,  për shkak të kolonës se automjeteve. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Stuhia dëmton çatinë e një ndërtese në Shkup

Story i radhës

Draft-Strategjia e Sigurisë për Kosovën: Serbia, rreziku kryesor

Të fundit nga