Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në mbledhjen e sotme vendosi për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,50% në raport me vendimin e datës 1.4.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,50 denarë/liter, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) do të ulet për 1,50 den/l Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1), ulet për 1,00 den/lit.
Nga data 5.4.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
ЕUROSUPER BS – 95 – 81,00 (denarë/litër)
ЕUROSUPER BS – 98 – 83,00 (denarë/litër)
ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 82,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 78,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 54,154 (denarë/kilogram)

Story i mëparshëm

Trençevska: Pavarësisht grevës, çerdhet për fëmijë do të punojnë!

Story i radhës

Gjykata ia refuzon ankesën Gramoz Vokrrit

Të fundit nga