Lirie Muhaxheri krenare me vajzat e Kastriotit: Pretendimet tona janë shumë të mëdha

November 30, 2022
min lexim

Dikur tandem si hendbolliste në fushën e lojës, sot tandem si trajnere në klubin me të suksesshëm në vitet e pasluftës, Kastriotin e Ferizajt.

Është fjala për Lirie Muhaxheri dhe Vlora Jashari, e para është kryetrajnere të Kastrioti senioret dhe e dyta te kadetet. 

E veçanta është se dyshja Muhaxheri – Jashari punojnë së bashku qoftë të senioret qoftë të kadetet të klubi me traditë, duke bërë një punë të shkëlqyeshme dhe që dha frytet e saja, duke u bërë kampione vjeshtore të Kosovës me kadete.

Image

Vlora Jashari dhe Lirie Muhaxheri

Kastrioti në konkurrencën e kadeteve, për 9 ndeshje ka shënuar 7 fitore dhe pësuan 2 humbje, duke përfunduar në vend të parë me 14 pikë.

Muhaxheri thotë se puna e saj me Vlora Jasharin janë modeli më i mirë në Kosovë, shkurt e shqip, udhërrëfyese edhe për ekipet tjera.  

“Dua të them që jam e angazhuar si sportiste më shumë se 28 vite. Kontributi im si lojtare në KHF Kastrioti ka qenë i vazhdueshëm, ku si dëshmi janë trofetë e fituara gjatë kampionateve prej pasluftës. 

Image

KHF Kastrioti

Tani kontributi im vazhdon, fillimisht si pedagoge e edukatës fizike në shkollë të mesme dhe vazhdon si trajnere në KHF Kastrioti duke punuar me pioniere, kadete dhe ekipin e senioreve në kuadër të Superligës së Kosovës.

Kënaqësi e veçantë e imja është se në këtë sezon jemi kampione me kadete gjatë sezonin vjeshtor të kampionatit dhe meritë e veçantë është edhe puna e palodhshme e Vlora Jasharit që jemi i vetmi model në tërë Kosovën për punën e pandërprerë për gjatë gjithë këtyre viteve, natyrisht edhe ndihma e kryesisë aktuale e KHF Kastriotit. Qëllimi ynë është angazhimi dhe masovizimi i të rejave që të kyqen në masë sa më të madhe në sport, që mendoj se ia kemi arrit qëllimit”, thotë Muhaxheri. 

Image

“Bota sot”: Kastrioti është kampione vjeshtore në konkurrencën e të rejave, është një befasi apo fryt i punës?

Lirie Muhaxheri: Nuk është befasi por fryt i punës tonë që kemi bërë në klub.

Të gjithë kemi bërë një punë të madhe brenda kolektivit, duke filluar nga kryesia, unë së bashku me Vlora Jasharin dhe puna e vashave të reja me përkushtim. Rezultatet janë fryt i punës, angazhimit dhe lojërave të mira.

“Bota sot”: Sa ishte vështirë të arrihet në krye të renditjes, të dimëroni të parat? 

Lirie Muhaxheri: Është interesant se konkurrenca ka qenë e fortë dhe dëshmia më e mirë është se tri ekipe jemi pikë baras me pikë (14), pavarësisht kësaj vashat e mia treguan cilësi dhe lehtë kemi mundur të kemi edhe më shumë pikë.

Është e rëndësishme të theksohet, kemi një numër të madh të talenteve dhe që do të janë bartëse të përbërjes së parë seniore në një të ardhme të afërt.

“Bota sot”: Jo i vetëm klubi juaj por të gjitha klubet e sporteve me dorë keni pasur telashe një periudhë me stërvitje për shkak se palestra ka qenë duke u rinovuar, sa iu ka vështirësuar kjo punën?

Lirie Muhaxheri: Dorën në zemër nuk ka qenë lehtë për ne trajneret, si për mua dhe Vlora Jasharin, sepse ka qenë vështirë të punohet në ato kushte megjithatë ia kemi dalur dhe me një vullnet të madh të vashave.

Në ato kushte jemi përgatitur, kemi rritur nivelin e lojës dhe mendoj se mos të ishim ballafaquar pak me telashe e sallës, për shkak se ishte duke u rinovuar, mund ta kishim serinë 9 ndeshje nëntë fitore.

“Bota sot”: A mund t’i veçoni disa nga telentet që po vijnë?

Lirie Muhaxheri: Vërtet është vështirë të dallohesh njërën nga tjetra sepse pothuajse janë garniturë që më kujton kohën e viteve tona të pasluftës 1999-2003, kur ishim një ekip katër herë rresht kampione e Kosovës.

Do t’i përmendja si motrat Eliona e Bulza Maksuti edhe Verona Muhaxheri, janë e ardhmja e Kastriotit. Kemi edhe shumë hendbolliste të reja që do të dëgjohet për to në të ardhmen.

“Bota sot”: Çfarë pretendoni?

Lirie Muhaxheri: Çfarë pretendojmë? Për ne parësore është të krijojmë gjeneratë të re, të fortë dhe për të ardhmen. Sepse kjo gjeneratë që kemi do të jetë një garanci afatgjate për klubin.

Vëmendja e klubit tonë është të zbulojmë e formojmë lojtare të talentuara, lojtare me vlera, që një do të bëjnë diferencën. Me punën që bëhet në Kastriot, na lakmojnë të gjitha klubet.

“Bota sot”: A mendoni se keni brumë të mirë të lojtareve të reja?

Image

Lirie Muhaxheri

Lirie Muhaxheri: Patjetër se po. Ka shumë vajza të talentuara dhe që kanë dimensione për hendboll. Kjo është garanci për hendbollin tonë. Besoj e shpresoj se brenda një kohë të shkurtër do të kemi lojtare të reja që do të vijnë në shprehje cilësitë të tyre në Superligën e senioreve. Është që koha që të vijnë në shprehje talentet e reja, që një ditë pse mos të janë edhe shtyllë e kombëtares së Kosovës.

“Bota sot”: Sa është vështirë të punohet me lojtare të reja?

Lirie Muhaxheri: Kemi rininë më të mirë jo vetëm në rajon. Mendoj se gjithë Kosova duhet të investojë në gjeneratë të re dhe aty e kemi përspektivën, aty besoj e shpresoj e do t’i kemi rezultatet. Kastrioti, klub me renome, shtatë herë kampione e pasluftës, aty e ka vëmendjen, të ketë një garniturë me lojtare të reja, që nesër do të flitet shumë për to. 

Image

Pamje nga një stërvitje

 “Bota sot”: Sa jeni të kënaqur me kushtet brenda klubit?

Lirie Muhaxheri: Jam shumë e kënaqur, kemi kryesi të shkëlqyeshme. Kemi kushtet në përgjithësi të mira, vërtet janë motiv shtesë për të gjithë.    

“Bota sot”: Sa jeni e kënaqur me rezultatet e ekipit të senioreve? 

Lirie Muhaxheri: Puna e vazhdueshme ka mbretëruar edhe të Superliga e femrave që aktualisht jemi në vendin e katërt, por që pretendimet tona janë shumë të mëdha për sezonin pranveror.

Vlen të ceket që të gjitha lojtaret janë vendore të Ferizajt me përjashtim gjatë kësaj sezone që jemi përforcuar me lojtaret si Luljeta Sopjani dhe Lorena Matarova, që jemi të kënaqur me angazhimin e tyre.

Synimet tona janë për sezonin pranveror që të përforcohem me lojtare të tjera, nëse na jepet mundësi dhe kjo varet edhe nga kushtet që na i afrojnë kryesia e klubit së bashku me donatorët.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Borrell: Askush nuk duhet të përdorë armë kimike

Story i radhës

Renovimi i shkollës ’26 Korruku’ Ganiu: Riparimet të nevojshme, kam respektuar ligjin

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë