Liria para sfidës së madhe, “Arpagjikët me një mesazh 

March 1, 2023
1 minut lexim

Liria e Prizrenit po bën përgatitjet e fundit për derbin e madh, që luhet pasnesër kundër liderit të tabelës, Feronikeli ‘74.

Derbi luhet në orën 13.00 në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Tifozët “Arpagjikët” bëjnë thirrje që të janë sa më shumë në stadium në përkrahje të Lirisë.  

“Krejt n’stadium! 

Të premten në ‘Përparim Thaçi’ nga ora 13:00 Liria pret Feronikelin. 

 Arpagjik’t takohemi në ora 12:30 te shkolla e Teknikës.

Ndeshje shumë e rëndësishme për kreun e tabelës. Lirisë në këto momente i duhet përkrahja e të gjithëve që së bashku të arrihet qëllimi dhe LIRIA të kalojë në Superligë aty ku edhe e kemi vendin

Nuk ka arsye për mungesë”, njoftojnë “Arpagjikët”.

Feronikeli ’74 kryeson me 34 pikë dhe Liria është në vend të tretë me 27 pas 16 javësh në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ka ndërruar jetë, drejtori i shkollës fillore “Pashko Vasa” në fshatin Grupçin Nuredin Ismaili

Story i radhës

Pas krizës me Luizin, fansat “braktisin” Kiarën

Të fundit nga

ShkoLartë