Liria e medias/ Ilir Meta: Vetëm largimi i “Rilindjes” dhe këtij Kryeministri garanton të drejtat e gazetarëve

1 minut lexim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se vetëm largimi i “Rilindjes” dhe këtij Kryeministri përmirëson lirinë e medias dhe garanton të drejtat e gazetarëve.

Me anë të një postimi në Facebook, ish kreu i Shtetit thekson se përkeqësimi i lirisë të medias është rezultat i kapjes të shtetit.

“Përkeqësimi i lirisë të medias është rezultat i kapjes të shtetit dhe korrupsionit skizofrenik që po ndodh. Vetëm largimi i “Rilindjes” dhe këtij Kryeministri përmirëson lirinë e medias dhe garanton të drejtat e gazetarëve”, shkruan Meta.

Kujtojmë që partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve ndodhen në Shqipëri në një mision për të vlerësuar lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.

Organizatat në Shqipëri thonë se janë takuar me kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tyre ka pranuar se në vend nuk është bërë progres në lirinë e medias.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Inspektorati i tregut: Çmimet e produkteve bazë, 13% më lirë

Story i radhës

UEJL shënoi 21 vjetorin e themelimit

Të fundit nga