Kompania e ujësjellësit rajonal “Gjakova” me anë të një vendimi të datës 25 mars të këtij viti, ka ndaluar qarkullimin e veturave e ecjen e qytetarëve, notin e peshkimin në liqenin e Dukagjinit, në pjesën e cila i takon më pronësi kësaj kompanie publike.
Ky vendim sipas zyrtarëve të KRU “Gjakova”, është marë bazuar në udhëzimin administrativ të për përcaktimin e zonave të mbrojtura sanitare të burimeve të ujit, i krijuar nga ministria, e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Punonjësit e ndërmarrjes publike u ankuan se vetëm për një ditë, vitin e kaluar, kanë larguar 29 kontejnerë me mbeturina nga liqeni, të cilat i kanë hedhë banorët.
E gjakovarët po ankohen se nuk kanë ku të shkojnë tjetër veç Shkukëzës për t’u relaksuar, e këtë vendim e cilësojnë jo të drejtë.