lionel messi flet per te ardhmen e tij ne amerike 64e5dd9ce22f7

Lionel Messi flet për të ardhmen e tij në Amerikë

August 23, 2023
1 minut lexim

Lionel Messi po shijon aventurën në Amerikë, teksa korri trofeun e parë me skuadrën e Inter Miami. Në një intervistë për mediat amerikane, ai u shpreh se ndidhet i lumtur në Florida dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli.

“Të jem i ndershëm, nuk po mendoj për t’u larguar nga futbolli. Më pëlqen të jem ende me topin në këmbë dhe të luaj. Për sa kohë do të kem fuqi dhe mundësi do të vazhdoj të luaj”, u shpreh Lionel Messi, duke larguar lamtumirën nga sporti.

“Dua të shijoj këtë aventurë të re, të shijoj futbollin pa patur asnjë keqardhje për atë që po bëj. Këtu po argëtohem dhe shpresoj të vazhdojë sa më gjatë ky moment”, tha sulmuesi argjentinas, protagonist në Amerikë me golat e tij.

Deklaratë që konfirmon se do ta shohim ende për shumë kohë në fushat e blerta “pleshtin”, që po mahnit me golat e tij në MLS, ku prej dy muajsh luan me skuadrën e Inter Miami.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vmro legjitimiteti i qeverise nuk ekziston me qytetaret kerkojne zgjedhje 64e5dc71e444d
Story i mëparshëm

VMRO: Legjitimiteti i Qeverisë nuk ekziston më, qytetarët kërkojnë zgjedhje

drejtoi veturen me 98 km h ku kufizimi ishte 50 policia ne gjilan e denon me 150 euro 64e5dda5b73fe
Story i radhës

Drejtoi veturën me 98 km/h ku kufizimi ishte 50, Policia në Gjilan e dënon me 150 euro

Të fundit nga

ShkoLartë