Linkedin lançon në platformë bisedat zanore “të stilit” Clubhouse

June 9, 2022
1 minut lexim

Linkedin filloi testimet e bisedave zanore të ngjashme me Clubhouse në Janar të këtij viti ndërsa tani ka vendosur ta zgjerojë funksionalitetin.

Një përditësim i fundit pritet të sjellë bisedat e zanore për të gjithë krijuesit të cilët mund të hostojnë tematika të ndryshme për sa kohë janë në një linjë me politikat e platformës duke përdorur “Creator Mode.”

Njëlloj si me Clubhouse, krijuesit në Linkedin mund të përgatisin eventet e tyre audio paraprakisht. Evente të ngjashme por me video janë në zhvillim nga platforma edhe pse Linkedin nuk ka dhënë detaje përtej kësaj.

Ekspansioni vjen ndërsa rrjeti social profesional po zhvendos vëmendjen drejt krijuesve. Kompania thotë se janë mbi 10 milionë njerëz që përdorin “Creator Mode” në Linkedin, pothuajse dyfishin e asaj që ishin në Mars.

Me zhvillimet e fundit Linkedin synon që t’ju ofrojë krijuesve një mekanizëm për të zgjeruar shtrirjen e tyre tek komuniteti. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë dimë deri tani për incidentin fatal me makinë në Berlin?/ Detaje të reja për të dyshuarin 29 vjeçar

Story i radhës

Përfundon viti shkollor, nxënësit nga nesër fillojnë pushimin veror

Të fundit nga

Shqipëria bllokon TikTok për një vit

Shqipëria ditën e Shtunë njoftoi se do të bllokojë aksesin në TikTok për një vit, një vendim që erdhi në përgjigje të vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar duke shtuar shqetësimet
ShkoLartë