Në fillimin e fazës së dytë të punimeve për rehabilitimin e linjës së dhjetë hekurudhose Fushë Kosovë – Mitrovicë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, parasheh se kjo lidhje hekurudhorë do të prodhojë rezultate në përmirësimin e kapacitetit hekurudhor si për udhëtarë po ashtu edhe për transportim të mallrave.
Transportin hekurudhor Kurti e quajti e edhe transport të gjelbërt si dhe përfundimin e kësaj linje hekurudhore ai e sheh t’i plotësojë kërkesat ndërfunksionimit ashtu siç e parasheh edhe Bashkimi Evropian.
“Me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekti si ky i sotmi shërbejnë nismave të qeverisë për të rritur bashkëpunim për zhvillim ekonomik. Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim te kapacitetetit hekurudhor si për udhëtarë, po ashtu edhe për mallra dhe në përmirësim te dukshëm edhe të kohës së udhëtimit, do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejtë”.
“Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km h deri 120 km h, e po kaq e rëndësishme kjo linjë do të operojë emetime të zvogëluara të gazit”, tha Kurti.
“Përndryshe, transportin hekurudhor njihet mirë si transport i gjelbër, realizimi i tërësishëm i rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës së dhjetë hekurudhore pritet të përfundojë në vitin 2024-2025 , kështu Kosova do të ketë një linjë hekurudhore e cila i plotëson të gjitha kërkesat e interoperabilitetit të përcaktuara sipas direktivave të Bashkimit Evropian”, tha Kurti.