lindsey vonn nuk deshiron te heqe dore te terhiqem mos me thoni me se cfare duhet te bej 69b856e80becd

Lindsey Vonn nuk dëshiron të heqë dorë: Të tërhiqem? Mos më thoni më se çfarë duhet të bëj

March 16, 2026
1 minut lexim

Besoj te e pamundura’-kishte thënë Lindsey Vonn në 2024 kur bëri të ditur rikthimin në gara pas 6 vitesh. Dhe aktualisht, pasi u kthye te Kupa e Botës në vendet e para në klasifikimin botëror, skiatorja amerikane e konfirmon pak javë pas dëmtimit të pësuar në Lojërat Olimpike Dimërore nga një rrëzim i frikshëm duke iu nënshtruar 6 operacioneve që i shpëtuan këmbën

‘Kush tha që do të tërhiqem?-shkroi Lindsey Vonn në rrjetet sociale duke iu përgjigjur një prej përdoruesve që e bëri fakt të kryer mbylljen e karrierës së Vonn-dua të skioj, nuk e kuptoj se çfarë ka të vështirë për t’u kuptuar’.

‘Jo, nuk jam ende gati të flas për të ardhmen timë në ski-shkruante skiatorja amerikane-ishte diçka e bukur të kthehesha si numri 1 i botës në moshën 41 vjeç dhe të vendosja rekorde të reja në sportin tim, por në moshën timë, jam e vetmja që vendos për fatin tim. Nuk kam nevojë për lejen e askujt për të bërë atë që më bën të lumtur. Ndoshta kjo do të thotë se do të kthehem të garoj, ose ndoshta jo. Vetëm koha do ta tregojë. Ju lutem, mos më thoni më se çfarë duhet e çfarë nuk duhet të bëj. Do t’ju them kur të kem vendosur’

Lindsey Vonn mbron lirinë e saj për të vendosur pas një seance stërvitore në palestër dhe një pedalimi në bicikletë dhe iu përgjigjet atij që i thotë të rrijë komode duke mbyllur këtë çështje. ‘Besoj se ti po ngatërron egon time me gëzimin-vijon Lindsey Vonn-e kam thënë gjithnjë, dua të skioj. Do të pushoj kur të jem gati, faleminderit’.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

babai nuk donte qe une te isha ne boten e medias ky eshte rrefimi i gretes 69b850573ea9a
Lajmi i mëparshëm

“Babai nuk donte që unë të isha në botën e medias”, ky është rrëfimi i Gretës

arctic metagaz tankeri rus lundron pa ekuipazh ne mesdhe autoritetet italiane monitorojne anijen e demtuar 69b8579bbde7f
Lajmi i radhës

“Arctic Metagaz”, tankeri rus lundron pa ekuipazh në Mesdhe, autoritetet italiane monitorojnë anijen e dëmtuar

Të fundit nga

ShkoLartë