arctic metagaz tankeri rus lundron pa ekuipazh ne mesdhe autoritetet italiane monitorojne anijen e demtuar 69b8579bbde7f

“Arctic Metagaz”, tankeri rus lundron pa ekuipazh në Mesdhe, autoritetet italiane monitorojnë anijen e dëmtuar

March 16, 2026
1 minut lexim

Tankeri rus “Arctic Metagaz” , i cili transporton gaz natyror të lëngshëm po lundron në Mesdhe.

Sipas France24, anija 277 metra e gjatë po shkon drejt Maltës, duke u lundruar nga rrymat e detit dhe ndodhet pranë ishullit italian të Linozës.

Tankeri u dëmtua rëndë më 4 mars pas një shpërthimi në brigjet e Libisë. Ndërsa Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm me dronë ndaj anijes.

Autoritetet italiane dhe malteze po monitorojnë rrjedhën e anijes së dëmtuar, pasi ajo mund të përbëjë një kërcënim për anijet e tjera dhe mjedisin.

Anija “Arctic Metagaz”, e cila transporton 62,000 ton LNG, ishte sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian si pjesë e ‘flotës në hije’ të Moskës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lindsey vonn nuk deshiron te heqe dore te terhiqem mos me thoni me se cfare duhet te bej 69b856e80becd
Lajmi i mëparshëm

Lindsey Vonn nuk dëshiron të heqë dorë: Të tërhiqem? Mos më thoni më se çfarë duhet të bëj

llogarite jashte vendit do te zbardhen shqiperia do te marre te dhenat per llogarite bankare te shqiptareve 69b85902e02eb
Lajmi i radhës

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve

Të fundit nga

ShkoLartë