lindjet ne shqiperi grate dhe vajzat duan femije por lindin me pak shkak ekonomia 67cc777b9dc2c

Lindjet në Shqipëri: Gratë dhe vajzat duan fëmijë por lindin më pak, shkak ekonomia

March 8, 2025
1 minut lexim

Gratë dhe vajzat në Shqipëri, kanë dëshirë të kenë fëmijë, por realiteti tregon tjetër gjë. Anketa të zhvilluara para gjashtë vitesh treguan se dëshirë për të pasur fëmijë në 100 gra ishte të paktën 250 fëmijë. Por sot pas gjashtë vitesh, anketat tregojnë se 100 gra në moshë riprodhimi lindën 121 fëmijë.

Problem kryesorë është mungesa e mbështetjeve të familjeve të reja. Një ndër arsyjet kryesore që çiftet po lindin më pak është pamundësia ekonomike. Sipas të dhënave të Eurostat, jemi vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë.

Edhe të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm, sidomos në Gjirokastër, Korçë dhe Berat.

Të dhënat e INSTAT, gjithashtu tregojnë se në vendin tonë lindën 22.425 bebe, 5% më pak se viti 2023.

Ndërkohë nga ana tjetër, ajo që vihet re është lindshmëria e lartë e grave dhe vajzave shqiptare, që jetojnë jashtë Shqipërisë.  Nga viti 2019-2023, rreth 40% e bonusit të bebes së vendosur që nga viti 2019, e kanë përfituar fëmijë të lindur jashtë territorit të Shqipërisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

debat per rolin e gruas ne
Story i mëparshëm

Debat për rolin e gruas në inxhinieri

asnje shqiptar ne pozitat kryesore ne a po vazhdohet diskriminimi i heshtur i shqiptareve ne maqedoni 67cc80db5dd3b
Story i radhës

“Asnjë shqiptar në pozitat kryesore në…”, a po vazhdohet diskriminimi “i heshtur” i shqiptarëve në Maqedoni?

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë