Limani: Një fillim i mirë do të thotë një kampionat i mirë

min lexim

Kapiteni i Dritës së Gjilanit, Ardian Limani, beson e shpreson se do të dalin të pamposhtur nesër (17.00) nga stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Drita ndeshet me Trepçën ’89, në kuadër të javës së parë të elitës së futbollit të Kosovës.    

“Një fillim i mirë do të thotë një kampionat i mirë”, ka thënë kapiteni 𝐿𝑖𝑚𝑎𝑛𝑖 në konferencë me gazetarë.

“Na pret një ndeshje e vështirë nesër, sepse në Mitrovicë ka qenë gjithmonë e vështirë prandaj duhet të shkojmë me seriozitet maksimal.

Jo vetëm nesër, por çdo ndeshje në kampionat duhet të hyjmë për fitore. Nëser me këtë skuadër futesh për një rezultat tjetër pos fitores atëherë kemi dështuar që në fillim. Mendoj që mentaliteti i skuadrës tonë ndër vite është krijuar me synim fitoren dhe patjetër se edhe nesër do të shkojmë për rezultat pozitiv”, ka thënë 𝐿𝑖𝑚𝑎𝑛𝑖.

“Me padurim po e presim fillimin e ri, vijmë pas paraqitjeve shumë të mira në Evropë, por ato tashmë i kemi lënë pas dhe duhet të fokusohemi te ndeshjet kampionale. Duhet ta fillojmë mirë, sepse një fillim i mirë do të thotë një kampionat i mirë. Duhet t’i qasemi ndeshje pas ndeshje në të njejtin nivel sikur ndeshjet e Evropës dhe gjithmonë për fitore e objektivat e klubit”, përfundoi kapiteni, 𝐿𝑖𝑚𝑎𝑛𝑖.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Berisha: Mbështes Metën për referendumin

Story i radhës

UEFA zbulon të nominuarit

Të fundit nga