Limani në krye të Gostivarit në vend të Taravarit! Reagon BDI: Taravari la komunën me mbi 15 milionë euro borxh

min lexim

Valbon Limani u zgjodh ushtrues detyre kryetar i komunës së Gostivarit. Deri tani, ai ka qenë kryetar i këshillit komunal. Limani tha se do të vazhdojë projektet që janë filluar dhe premtuar.

 “Prioritet mbeten të njëjtat deri në fund të mandatit. Kanë ngelur edhe një vjet e tre muaj, unë zotohem se në këtë kohë që ka mbetur të realizojmë një përqindje të madhe të premtimeve që ju kemi dhënë qytetarëve të Gostivarit dhe të gjithë premtimet e dhëna të realizohen”, tha Valbon Limani- kryetar i komunës Gostivarit.

Reaguan këshilltarët e BDI-së. Ata  thonë se Taravari ka ikur nga komuna dhe e ka lënë komunën me një borxh prej mbi 15 milionë euro.

 “Më e rëndësishmja nga të gjithë, komuna mbetet e zhytur në borxhin më të madh në historinë e ekzistencës së sajë që kaplon shifrën mbi 15 milionë euro, por që realisht mund të jetë edhe më e madhe”, pohoi Vjollca Baftiu Zylbehari – këshilltare e BDI-së .

Ndryshe Valbon Limani pritet të jetë kandidat për kryetar komune në Gostivar me mandat të plot në zgjedhjet e ardhshme komunale. Ai tha se për këtë është herët të bisedohet por nuk e mohoi një gjë të tillë. 

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

“Serbia do çmendet që Kosova…”, Gacaferi reagon ashpër – nuk e priste këtë gjë!

Story i radhës

Mickoski në SHBA takohet me Richard Grenellin

Të fundit nga