Kosova ka edhe një agjent të ri të futbollit.
Sedat Limani është certifikuar nga asociacioni më i lartë evropian i futbollit, UEFA.
“Kam nderin dhe kënaqësinë të ndaj me ju lajmin se pas një periudhe disamujore, si një shqiptar, për herë të parë në historinë e futbollit evropian, jam certifikuar nga UEFA si Agjent i Lojtarëve të futbollit.
Jashtëzakonisht i privilegjuar të jem ndër 34 Agjentët e parë të UEFA-s të marrë mësime dhe përvoja nga klubet më të mëdha evropiane, top ekzekutivë, agjentët dhe agjencitë më të njohura evropiane.
Do të jem në dispozicion të talentëve tanë ku ata dhe ato do të kenë mundësinë të shohin se si trajtohet një lojtarë. Këta djem e vajza meritojnë respekt, shërbim dhe menaxhimin e karrierës së tyre.
Do të bëj çmos që këta lojtarë të arrijnë majat e futbollit botëror.
Lajme e ditë të bukura po vijnë së shpejti”, ka bërë të ditur Limani.