Vesel Limaj rikthehet në Shqipëri, teksa do të japë sërish kontributin e tij në Superiore.
Mesfushori mbyll aventurën e tij me Ballkanin në Kampionatin e Kosovës dhe rikthehet në kryeqytet.
Sipas “Supersport”, Limaj është huazuar te Dinamo për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa do të marrë kështu një rol protagonisti në mesfushën e “Bluve”.
Padiksutim ky është një “armë” plus për Dritan Mehmetin që tashmë do të ketë një lider me eksperiencë për të ndihmuar skuadrën drejt rezultateve pozitive.
27-vjeçari e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanelën e Bylisit, Kukësit dhe Tiranës.
Kujtojmë se para 1 viti, Limaj u largua nga Shqipëria dhe u transferua te Hermannstadt në Rumani, ndërsa vetëm në merkaton e verës kaloi te kampionët e Kosovës, ku te këto të fundit nuk mori dot minutat e dëshiruara.