limaj publikon foto me thacin nga lufta edhe nje padrejtesi 6afceca271ba5

Limaj publikon foto me Thaçin nga lufta: Edhe një padrejtësi

November 18, 2026
1 minut lexim

Fatmir Limaj ka reaguar ndaj asaj që e quan “edhe një padrejtësi”. Sipas tij, kjo është edhe një arsye më shumë për ta ngritur seriozisht çështjen e drejtësisë që po administrohet në emër të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Limaj shkruan se drejtësia nuk është vetëm shpallja e një aktgjykimi. Sipas tij, ajo kërkon paanshmëri, integritet, barazi të palëve dhe zbatim të standardeve të njëjta për të gjithë.

“Çdo proces gjyqësor duhet të garantojë të drejtën e mbrojtjes, shqyrtimin e paanshëm të provave dhe respektimin e plotë të standardeve të një gjykimi të drejtë”, ka shkruar ai.

Limaj shton se pikërisht për këtë arsye shqetësimet për mënyrën si po zhvillohen këto procese nuk mund të anashkalohen.

“Kosova nuk mund të mbetet vetëm spektatore. Institucionet tona duhet të marrin përgjegjësinë që u takon. Kuvendi duhet të veprojë, ligji duhet të rikthehet në fuqi dhe duhet të hapet një debat serioz për të ardhmen dhe mandatin e kësaj Gjykate”, thekson Limaj.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për drejtësi të vërtetë, për dinjitet dhe për institucione që mbrojnë interesin e shtetit të tyre.

Limaj e ka shoqëruar postimin me një fotografi të vjetër nga koha e luftës, ku shihet ai bashkë me Hashim Thaçin, të dy me uniformë ushtarake, në një ditë me borë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zendaya florence pugh apo sydney sweeney aktoret qe perfliten per rolin e vajzes se ardhshme te james bondit 6afcd170babc6
Lajmi i mëparshëm

Zendaya, Florence Pugh apo Sydney Sweeney? Aktoret që përfliten për rolin e vajzës së ardhshme të James Bondit

nufi nga selia e nato s ne bruksel shqiperia riafirmon mbeshtetjen per ukrainen 6afcecfbdcc8b
Lajmi i radhës

Nufi nga selia e NATO-s në Bruksel: Shqipëria riafirmon mbështetjen për Ukrainën

Të fundit nga

ShkoLartë