zendaya florence pugh apo sydney sweeney aktoret qe perfliten per rolin e vajzes se ardhshme te james bondit 6afcd170babc6

Zendaya, Florence Pugh apo Sydney Sweeney? Aktoret që përfliten për rolin e vajzës së ardhshme të James Bondit

November 18, 2026
1 minut lexim

Robert Pattinson është emëruar si James Bondi i ri, ndërsa vëmendja tashmë është zhvendosur te aktorja që mund ta shoqërojë në filmin e ardhshëm të kësaj sage të famshme.

Ylli i filmit “The Batman”, 40-vjeçari Robert Pattinson, u përzgjodh më 16 nëntor për të marrë rolin e agjentit të famshëm 007, pas një gare ku përmendeshin edhe aktorët Callum Turner, Nicholas Hoult, Jack Lowden dhe Josh O’Connor.

Pattinson do të pasojë aktorin Daniel Craig, i cili e interpretoi personazhin ikonik britanik për 15 vjet, deri në filmin e vitit 2021, “No Time to Die”.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë aktorja që do të marrë rolin e vajzës së re të James Bondit, personazh që tradicionalisht paraqitet si interes dashurie apo aleate e agjentit sekret.

Ndërkohë që fansat presin njoftimin zyrtar, kanë nisur spekulimet për emrat e mundshëm të aktoreve të Hollywoodit që mund të marrin këtë rol.

Në mesin e emrave që po përmenden janë Zendaya, Florence Pugh, Lupita Nyong’o, Inde Navarrette dhe Sydney Sweeney.

Deri më tani, asnjëra prej tyre nuk është konfirmuar për këtë rol, ndërsa mbetet të shihet se cilën aktore do të përzgjedhin producentët përkrah Robert Pattinsonit në filmin e ardhshëm të regjisorit Denis Villeneuve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi akuzon vlen in ne nente institucione vetem 3 5 e te punesuarve jane shqiptare 6afcd16e1c4c0
Lajmi i mëparshëm

BDI akuzon VLEN-in: Në nëntë institucione, vetëm 3.5% e të punësuarve janë shqiptarë!

limaj publikon foto me thacin nga lufta edhe nje padrejtesi 6afceca271ba5
Lajmi i radhës

Limaj publikon foto me Thaçin nga lufta: Edhe një padrejtësi

Të fundit nga

ShkoLartë