nufi nga selia e nato s ne bruksel shqiperia riafirmon mbeshtetjen per ukrainen 6afcecfbdcc8b

Nufi nga selia e NATO-s në Bruksel: Shqipëria riafirmon mbështetjen për Ukrainën

November 18, 2026
1 minut lexim

Shqipëria ka riafirmuar mbështetjen për Ukrainën dhe vazhdimin e përkrahjes së koordinuar ndërkombëtare për përfundimin e luftës dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme.

Kështu ka bërë të ditur Ermal Nufi përmes një postimi në Facebook, pas pjesëmarrjes në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), i mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel.

Nufi ka theksuar se në këtë takim është riafirmuar rëndësia e vazhdimit të mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

“Riafirmuam bashkërisht rëndësinë e vijimit të mbështetjes së koordinuar ndërkombëtare për Ukrainën, me synimin për t’i hapur rrugë përfundimit të luftës dhe arritjes së një paqeje të drejtë, të qëndrueshme dhe afatgjatë”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se Shqipëria, si anëtare e NATO-s, e konsideron këtë mbështetje si angazhim ndaj vlerave të përbashkëta dhe të drejtës së Ukrainës për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e saj.

Sipas Nufit, ky angazhim është njëkohësisht përgjegjësi e Shqipërisë ndaj sigurisë kolektive dhe kontributit për një hapësirë euroatlantike më të sigurt.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

limaj publikon foto me thacin nga lufta edhe nje padrejtesi 6afceca271ba5
Lajmi i mëparshëm

Limaj publikon foto me Thaçin nga lufta: Edhe një padrejtësi

netanyahu nen presion kerkohet hetim per arrestimin e aktivisteve arabe gjate zgjedhjeve 6afced02765a9
Lajmi i radhës

Netanyahu nën presion, kërkohet hetim për arrestimin e aktivistëve arabë gjatë zgjedhjeve

Të fundit nga

ShkoLartë