Kreu i NISMA-s Fatmir Limaj ka prezantuar Sherif Krasniqin si kandidat për deputet nga radhët e koalicionit me AAK-në dhe grupet e tjera politike.
Limaj ka treguar se Sherifi është kryetar i Degës së NISMA-s në Shtime dhe ka qenë ish-këshilltar politik në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Si Kryetar i Degës së NISMA-s në Shtime, Sherifi ka udhëhequr me përgjegjësi dhe ka punuar ngushtë me komunitetin për të siguruar zhvillim dhe mundësi më të mira për qytetarët.
Përkushtimi dhe angazhimi i tij në projekte të ndryshme sociale e ekonomike janë dëshmi të vullnetit të tij për të kontribuar në një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Limaj.
Burimi: botasot.info