Ish ministri Fatmir Limaj nëpër debate e studio TV po thot se Kosovën e kam nxerr prej lloçit dhe shtru atë në asfallt sikurse të ishin para të këtij të fundit dhe jo të qytetarëve.
Megjithatë që është plaçkit ne projekte të mëdha e ne cilësi të dobët, nuk po flitet fare pasi të gjithë e dimë por fatkeqësisht s’ka drejtësi.
Po ashtu nuk po flitet pse nuk është investu në drejtësi, energji, shëndetësi dhe bujqësi që nuk e kishin prioritet se sa asfaltin.
Ndonëse tenderomonia ne asfalt ishte me e madhe se ne çdo sektor tjetër dhe çdo qeveri asfaltin e kishte prioritet e pikësynim.
Me ç’rast lufta u bënte për asfalt, por jo edhe për shëndetësi, ku pacientët tanë as shtretër nuk kishin dhe s’kanë, përderisa edhe ne Serbi kërkonin shërim.
Po ashtu nuk investuan as ne energji që kishte mungesë e reduktime të ashpra e tuj e blerë atë në rajon dhe as për bujqësi.
Prandaj Limaj është mirë Thaçit si ish kryeminister t’ja lënë meritat për asfalt. Ngase Limaj po thotë se si për dështime fajtor është kryeministri Kurti, po ashtu si për suksese meritor.