Limaj: Kurti ka qenë në anën e kundërt të historisë

March 16, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se ai nuk di të lexojë situata.

Sipas tij, Kurti është i njohur vetëm se ia ka huqur gjithmonë situatave në Kosovë.

“Mos harroni, në krye të Qeverisë e keni një njeri i cili kurrë s’ka ditë me lexu situatën. Asnjëherë. Nëse për diçka është i njohur kryeministri i Kosovës është se ia ka huq gjithmonë situatave në Kosovë… Ky njeri, ky s’ka ditë me lexu kurrë situata për Kosovën, në temat e mëdha. Ka qenë në anën e kundërt të historisë, edhe njëherë po them, krejt kemi qenë Rambujesë, ky ka qenë kundër Rambujesë. Kemi qenë ndaj Vjenës ky ka bërë protesta, demonstrata”, deklaroi ai.

Limaj theksoi se kryeministri Kurti nuk ka ditur ta lexojë as “luftën Ukrainë – Rusi”. 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bledi Mane: Ja çfarë do i them Luizit kur të dalë

Story i radhës

Maqedonia e Veriut para vendimit për t’i dhuruar Ukrainës helikopterë

Të fundit nga

ShkoLartë