Lille nuk e shfrytëzoi përparësinë numerike në fushë, ku 55 minuta ka qenë me një lojtar më shumë në fushë.
Lille luajti baras (0:0) me Bordeaux-in.
Skuadra e Lilles zhgënjeu me rezultat, ndërsa Bordeaux u kthye me një pikë të madhe.
Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, u inkuadrua në lojë nga minuta e 61-të.
Ai për 29 minuta sa ishte në fushë, me ekipin e Lilles nuk ia dolën që të mposhtin rivalin.
Futbollisti i Bordeaux, Kwateng, u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 35-të.
Pas javës së 30-të në kampionatin francez, Lille është në vend të gjashtë me 47 pikë e Bordeaux renditet në fund me 23 sosh.