Kontrata e Rejës përfundoi së bashku me këtë edicion të Ligës së Kombeve. Mosha e trajnerit dhe rezultatet e fundit ngrenë pikëpyetje në lidhje me rinovimin me italianin.
Lila ka hedhur hipotezën e rikthimit të Gianni De Biasit në krye të Shqipërisë.
Alban Xhihani është shprehur dyshues në lidhje me një pistë të tillë, duke dhënë argumentin se ish-trajneri i kuqezinjve ka rinovuar me Azerbajxhanin, ku ka marrë edhe 3 fitore radhazi së fundmi.
Por menjëherë ka ardhur kundërshtimi i Andi Lilës, i cili tregon se De Biazi do të jetë me celular në dorë duke pritur një mesazh nga FSHF-ja.
“Në dijeninë time, pas 30 shtatorit De Biasi do të jetë me celular në dorë duke kërkuar valë.
Ndoshta duke pritur një sms nga Federata“, është shprehur Andi Lila.