Lija e majmunëve/ Sa e rrezikuar është Kosova – flet infektologu Tolaj për pasojat e këtij virusi!

May 25, 2022
min lexim

Bota nuk po arrin të gjej “paqe” që nga shfaqja e virusit Covid-19.

Po bëhen më shumë se dy vite që bota nuk është këndellur nga pasojat që ky virus ka lënë prapa vetës.

E për të mos mjaftuar me kaq, së fundmi një infeksion që është shfaqur e që po raportohet për rrezikun e përhapjes së tij është “Lija Majmunit”.

Menjëherë pas raportimit të këtij infeksioni autoritetet shëndetësore në Evropë janë vënë në gatishmëri të lartë për rastet e konfirmuara dhe të dyshuara të “Lisë së majmunëve” të raportuara në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Portugali, Itali, Suedi, Francë, Belgjikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada .

Infeksioni i rrallë viral zakonisht prek vendet afrikane dhe raportimi i rasteve jashtë tij ka shkaktuar shqetësim tek shkencëtarët dhe autoritetet kombëtare shëndetësore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ( OBSH ) në një vlerësim të parë të situatës thekson se shumë raste kanë të bëjnë me homoseksualët, biseksualët apo meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj .

Simptomat

Lija e majmunit është e lidhur me linë, një infeksion viral që u eliminua në vitet 1980. Sëmundja zgjat dy deri në katër javë dhe simptomat mund të shfaqen 5 deri në 21 ditë pas infektimit.

Simptomat e lisë së majmunit zakonisht fillojnë me një kombinim të etheve, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, të dridhura, rraskapitje dhe ënjtje të nyjave limfatike.

Simptoma e fundit është zakonisht ajo që i ndihmon mjekët të dallojnë linë e majmunit nga lija e dhenve, sipas OBSH-së.

Kollçaku: IKSHPK ka përpiluar dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket sëmundjes së lisë së majmunëve

Deputetja nga radhët e LVV, Fatmire Kollçaku e cila njëherëshit është pjesë e Komisionit të Shëndetësisë, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh se Ministria e Shëndetësisë në koordinim me IKSHPK-së po vazhdon të përcjell me vëmendje që nga paraqitja e rasteve të para.

Image

Fatmire Kollçaku

Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se po përcjell me vëmendje epidemiologjinë e Lisë së Majmunëve, që nga paraqitja e rasteve të para jashtë kontinentit të Afrikës, në SHBA, Evropë dhe Izrael, me mbi 100 raste të raportuara deri më tani”, thotë deputetja.

Ajo shton se IKSHPK-së ka përpiluar dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket sëmundjes së lisë së majmunëve.

“Po ashtu, IKSHPK ka përpiluar dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket sëmundjes së lisë së majmunëve, i cili është shpërndarë të gjitha institucioneve shëndetësore në vend, dhe do të përditësohet me të dhënat e reja”, shprehet ajo.

Ndërsa sa i përket furnizimit me vaksina për këtë sëmundje deputetja thotë se IKSHPK ende nuk ka një vaksinë të disponueshme dhe se ekziston në botë vetëm vaksina kundër Variola Vera.

Sa i përket furnizimit me vaksina për një sëmundje të tillë, IKSHPK njofton se vaksina ende nuk është e disponueshme për distribuim dhe ekziston në botë vetëm vaksina kundër Variola Vera.

IKSHPK në vazhdimësi po monitoron nga afër situatën epidemiologjike në shtetet e rajonit dhe në botë, dhe konform situatës do të njoftoj menjëherë në kohë reale”, foli deputetja Kollçaku për “Bota sot”.

Tolaj: Sëmundja është kryesisht e lehtë dhe shërohet brenda 1-2 javësh pa lënë pasoja pas vetës

Në lidhje me këtë temë “Bota sot”, ka kontaktuar infektologun, Ilir Tolaj.

Image

Ilir Tolaj

Ai u shpreh se derisa jemi pjesë e pandashme e Europës është e mundur që edhe në Kosovë të shfaqen të infektuar.

Kosova është pjesë e pandashme e Europës dhe botës, prandaj është krejtësisht e mundur që edhe në Kosovë mund të shfaqet ndonjë i infektuar. Ky ose këto raste domosdoshmërisht do të duheshin të kenë kontakt me persona që janë kthyer nga udhëtimi në Afrikë apo me persona që janë të sëmurë apo të infektuar nga ‘Lija e majmunëve”, u shpreh ai.

Tutje, infektologu thotë që të dhënat tregojnë se përcjellja nga i infektuari në të painfektuarit në botën perëndimore po lidhet me kontaktet shumë të afërta dhe në veçanti me kontaktet seksuale.

Pavarësisht faktit se është hera e parë që në vendet e Europës, apo vendet tjera ku janë shfaqur rastet me këtë sëmundje, po shfaqen raste që nuk kanë pasur kontakte direkte me të kthyerit nga Afrika dhe pavarësisht të dhënave se ndoshta virusi i lisë së majmunëve mund të jetë bërë më lehtë i transmetueshëm, sërish të dhënat tregojnë se përcjellja nga i infektuari në të painfektuarit në botën perëndimore po lidhet me kontaktet shumë të afërta dhe në veçanti me kontaktet seksuale, dhe që për tu përcjell infeksioni nevojitet një kontakt shumë i afërt dhe njëkohësisht i mjaftueshëm. Këto të dhëna e bëjnë këtë sëmundje më vështirë të transmetueshme në nivelin e asaj që kemi parë me pandeminë Covid- 19”, thotë infektologu.

Por, sipas Tolajt, dhe të dhënave të Organizata Botërore e Shëndetësisë, nuk janë të rrezikuar të gjithë personat, përkatësisht më të rrezikuarit janë grupe të caktuara, personat e së njëjtës gjini që kryejnë marrëdhënie seksuale. Sipas tij, këtë e konfirmon OBSh-ja, që thekson se shumë raste kanë të bëjnë me homoseksualët apo biseksualët, meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj.

Po ashtu, ky virus nuk përhapet nëpërmjet airit.

Sa e rrezikshme është lija e majmunëve – si mund të mbrohemi?

Sipas Tolajt, “Lija e majmunëve nuk është sëmundje e rëndë dhe vetëm zgjatë 1-2 javë pa lënë pasoja pas vetës dhe se është e nevojshme që të paraqitet te mjeku në fillim të simptomave.

Sëmundja është kryesisht e lehtë dhe shërohet brenda 1-2 javësh pa lënë pasoja pas vetës. Por e vërtetë, në persona me sëmundje kronike, sëmundje imunokompromituese, te fëmijët dhe tek gratë shtatzëna, ecuria e sëmundjes është më e rëndë.

Mbrojtja konsiston në identifikimin e rasteve me sëmundje, të gjithë ata që mund të kenë simptomet e sëmundjes duhet të lajmërohen tek mjeku, dhe të njëjtit të izolohen për 21 ditë, në mënyrë që të mos infektojnë të tjerët”, thekson ai.

Ndër të tjera, infektologu potencon që ende nuk ka ilaçe specifike për këtë sëmundje, mirëpo që po mendohet mundësia për të marrë vaksinën për linë e madhe në mënyrë që të lehtësohet “Lija e majmunëve”.

Nuk ka ilaçe specifike për këtë sëmundje. Ndërsa, imuniteti i krijuar nga vaksina kundër Lisë së madhe (variola vera) mund të mbrojë edhe nga lija e majmunëve. Një pjesë e popullatës është vaksinuar 50 vjet më herët me vaksinën kundër Lisë së madhe, ndërsa pjesa tjetër e popullatës nuk është e vaksinuar. Ka vende që po e mendojnë shfrytëzimin e kësaj vaksine për ta luftuar “Linë e majmunëve”, edhe pse ende nuk ekziston një rekomandim nga autoritetet shëndetësore botërore lidhur me shfrytëzimin e kësaj vaksine për qëllim të mbrojtjes nga “Lija e majmunëve”, shpjegoi Tolaj, për “Bota sot”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Parashikimi i motit për datën 25 maj 2022

Story i radhës

Pas ndarjes me Amos Zaharian, Gigliola ka një dedikim për aktorin

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë