lija e majmuneve 80 raste te konfirmuara ne 11 vende 62886833ec76f

Lija e majmunëve: 80 raste të konfirmuara në 11 vende

May 21, 2022
1 minut lexim

Rreth 80 raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në 11 vende, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke paralajmëruar se ka të ngjarë të raportohen më shumë raste.

OBSH-ja thotë se 50 raste të tjera të dyshuara janë duke u hetuar, pa përmendur asnjë shtet, shkruan BBC.

Më herët, infeksionet u konfirmuan në Itali, Suedi, Spanjë, Portugali, SHBA, Kanada dhe MB – ku u raportua rasti i parë evropian.

Lija e majmunëve është më e zakonshme në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Është një infeksion i rrallë viral, i cili zakonisht është i butë dhe nga i cili shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.

Virusi nuk përhapet lehtë midis njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë thuhet të jetë shumë i ulët.

Nuk ka një vaksinë specifike për linë e majmunit, por një vaksinë kundër lisë ofron 85% mbrojtje pasi të dy viruset janë mjaft të ngjashëm.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

fonte vazhdon kontraten me lille 628821e5b3155
Story i mëparshëm

Fonte vazhdon kontratën me Lille

horoskopi 21 maj ja cfare kane parashikuar yjet per ju 628868381edb2
Story i radhës

Horoskopi 21 Maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë