lija e dhenve semundja akute infektive me e shpeshte ne mars jane raportuar 309 raste 68022b19d1482

Lija e dhenve sëmundja akute infektive më e shpeshtë në mars, janë raportuar 309 raste

April 18, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 prill – Gjatë muajit mars, sëmundja më e shpeshtë akute infektive e regjistruar ishte lija e dhenve me gjithsej 309 raste. Në krahasim me muajin e kaluar të shkurtit, numri i rasteve të raportuara me linë e dhenve ka një rënie prej 15,6 për qind, ndërsa në krahasim me muajin mars 2024 ka rënie prej 62,5 për qind, theksohet në raportin më të ri të Institutit të shëndetit publik (ISHP).

“Gjatë muajit mars të vitit 2025 në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 608 persona të infektuar me sëmundje akute infektive – duke përjashtuar Kovid-19, gripin, tuberkulozin, AIDS, AFP dhe bartës kronikë të hepatitit B dhe C dhe HIV, me një incidencë totale prej 33,1 për 100.000 banorë. Gjatë muajit mars ka pasur një rënie të numrit të përgjithshëm të të infektuarve me 18,5 për qind krahasuar me muajin e kaluar të shkurtiti të vitit 2025. Krahasuar me mars 2024 ka një rënie prej 57,5 për qind, si dhe krahasuar me mesataren aritmetike për periudhën 2015–2024, me 44,2 për qind”, sqarohet në raportin e Institutit.

Sa i përket ndarjes sipas grupeve të sëmundjeve infektive akute në muajin mars, numri më i madh i përket sëmundjeve pikatore. Nga këto, numri dhe incidenca më e madhe u raportua për linë e dhenve. Në këtë grup janë raportuar, 19 raste me mononukleozë infektive, tetë raste me skarlatinë, tre raste me infeksione pneumokokale dhe nga një rast me kollë të mirë, sëmundje legjionare dhe sëmundje meningokokale.

Në muajin mars, janë raportuar 195 raste të sëmundjeve të zorrëve. Nga këto, numri dhe incidenca më e madhe raportohet për enterokolitin. Janë raportuar 10 raste të salmonelozës, tetë raste të infeksioneve dhe intoksikimeve bakteriale nga ushqimi dhe një rast me kampilobakteriozë.

Në grupin e sëmundjeve të tjera infektive akute, në muajin mars janë regjistruar 58 raste. Prej tyre, 54 janë raste me zgjebe, tre raste me meningjit bakterial dhe një me virus meningoencefalit.

Në grupin e infeksioneve seksuale dhe të transmetuara nga gjaku – duke përjashtuar HIV/AIDS, janë regjistruar 11 persona të infektuar – janë raportuar katër raste me hepatit B viral, tre raste me sifilis, dy raste me infeksion klamidia dhe nga një rast me hepatit C dhe gonorres.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

imerlije saliu vlen mbetet fryma e ndryshimit 68022b133e46a
Story i mëparshëm

Imerlije Saliu: VLEN mbetet fryma e ndryshimit

industria ushtarake nje front i ri punesimi rama po pergatisim edhe hapjen e akademise se piloteve 680230b3915bf
Story i radhës

Industria ushtarake/ “Një front i ri punësimi”, Rama: Po përgatisim edhe hapjen e Akademisë së Pilotëve

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e Martë 6 Maj 2025

Dashi Dashuria: Jeta private mban surpriza. Sot disa kriza dashurie mund të zgjidhen si në favor ashtu edhe kundër, dhe do të keni të drejtën e fjalës së fundit. Edhe për beqarët
ShkoLartë