Ligjvënësit e BE-së nisin seancën plenare me heshtje në nder të viktimave nga tërmeti

Seanca plenare e Parlamentit Evropian ka nisur me një minutë heshtje për të nderuar viktimat e tërmetit në Türkiye dhe Siri, raporton Anadolu.

Në hapjen e seancës plenare 4-ditore në Strasburg, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha se “Evropa qëndron me popullin e Türkiyes dhe Sirisë”.

Metsola u bëri thirrje ligjvënësve të Bashkimit Evropian (BE) të nderojnë viktimat e “shkatërrimit të paimagjinueshëm” të tërmeteve me një minutë heshtje para se të fillojnë punën.

“Mendimet tona janë me familjet e të vdekurve, të bllokuarve, të plagosurve dhe me të gjithë shpëtimtarët që luftojnë natë e ditë për të shpëtuar jetë”, tha Metsola.

Debati i parë i seancës plenare do të jetë mbi reagimin humanitar të BE-së ndaj tërmeteve në Türkiye dhe Siri.

Sipas shifrave të fundit zyrtare, numri i personave që humbën jetën nga dy tërmet e fuqishme që goditën Türkiyen jugore më 6 shkurt ka arritur në 31.643.

Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libinë, po ashtu ndjenë dy lëkundjet e fuqishme që goditën Türkiyen në më pak se dhjetë orë.

Në Sirinë fqinje, numri i të vdekurve ka tejkaluar 3.500, me mbi 5.200 të tjerë të plagosur.





Story i mëparshëm

Moment rrëqethës: Babë e bijë të ndarë nga tërmeti takohen sërish

Story i radhës

AAK ia merr një asamblist VV-së në Rahovec

Të fundit nga