21
Shkup, 15 shtator – Partitë politike po e shfrytëzojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve për të manovruar me qytetarët dhe për të përfituar pikë politike, vlerëson profesori univeristar Bashkim Selamani.
Ai thotë se çdo përplasje politike për një ligj kaq të ndjeshëm shkon në dëm të qytetarëve, ndërsa pret se gjatë sjelljes së vendimit, Gjykata Kushtetuese të mos ndikohet nga politika por të avansojë ligjin për përdorimin e gjuhëve.
“Të gjitha partitë partit politike qofshin ato shqiptare apo maqedonase kur është interesi partiak i tyre gjejnë forma dhe mënyra për të bashkëpunuar edhe në mënyrë publike ose diskrecionale për të hedhur fajin ndaj njëra tjetrës. Por, të gjitha në fund përfundojnë në interes partiak, sepse ne kemi shtet partish të cilat duhet të jenë të pavarura dhe funksionale. Sikurse gjykatat dhe institucionet në RMV të jenë të pavarura, atëherë nuk do të kishim hapësirë partitë politike që të manevrojnë në këtë mënyrë. Dhe çdo manovrim i këtill nënkupton përfundimin e çështjeve të interesave partiake”. – u shpreh Profesori Universitar, Bashkim Selmani.
Ligji për përdorimin e gjuhëve, Selmani: Të jenë të kujdesshëm gjatë interpretimit
Selmani thotë se nuk duhet të minimizohen të drejtat e etnive dhe pret që në rast se gjykatësit shqiptar që janë pjesë e Kushtetueses vlerësojnë se nën ndikim të politikës goditet ligji për përdorim të gjuhëve të njejtit të japin dorëheqje.
“Unë nuk besoj që Gjykata Kushtetuese po të jetë profesionale, të jetë e pavaruar dhe të jetë e drejtë, atëherë duhet të plotësoj ose avansojë gjuhën shqipe, e jo të cungoj. Mirëpo këtu është tendenca e dirigjimeve nga pushtetet dhe ish pushteteve, pasi të gjitha ata më shumë kanë qëllim pastrimin e hesapeve sepse edhe përfaqësuesit shqiptarë që janë në trupin gjykues të Gjykatës Kushtetuese janë shumë simbolike dhe gjithmonë janë të mbivotuar. E vetmja gjë që mund të bëhet është që gjithë shqiptarët nëse vlerësojnë se goditet ose cungohet shqipja të japin dorëheqje në shenjë simbolike” – deklaroi Profesori Universitar, Bashkim Selmani.
Ligji për përdorimin e gjuhëve në fillim të tetorit do të jetë para trupit gjykues të Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar nenet kontestuese për të cilat, janë dorëzuar 13 iniciativa, njëra prej të cilave nga VMRO-DPMNE-ja gjatë kohës derisa ka qenë në opozitë.
BURIMI: zhurnal.mk