Ligji për lojrat e fatit, Ademi: VMRO-ja dhe satelitët e saj bllokojnë ligjin

1 minut lexim

Shefi i grupit parlamentarë nga BDI-ja, Arbër Ademi në foltoren e Kuvendit ka këkruar seancë më një pikë të vetme në të cilën sipas Ademit do të diskutohet për miratimin e ligjit të ri për lojrat e fatit.

Ai tha se êshtë VMRO-ja së bashku me partitë opozitare shqiptare që sillen si satelit rreth VMRO-së që bllokojnë ligjin në fjalë.

Koordinatori i BDI-se tha se ështé kryesuesi i komisionit për financa dhe Buxhet i VMRO-së që nuk e hap diskutimin në komisionin amë për këtë ligj.

Shtoi se ligji është i qartë dhe parasheh qê bastoret apo kazinotë të jenë 500 metra largë objekteve shkollore.

“Ju bëj thirrje, ta miratojmë ligjin, ti ngrisim taksat për bastore e kazino. T’i largojmë të njejtat nga objektet shkollore, 500 metra larg”, tha Ademi.

Shtoi se bllokimi i ligjit ka për qëllim mbrojtjen e pronarëve të kazinove dhe bastoreve.

Story i mëparshëm

QSHP – Tetovë: Qytetarët të mos dalin pa pasur nevojë nga shtëpitë e tyre, mbani maska mbrojtëse KN 95

Story i radhës

Nobelisti Krugman: Rritje e investimeve europiane në RMV, pas përmirësimit të cilësisë së rrjetit rrugor

Të fundit nga