Ligji i solidaritetit para Kushtetueses / Qeveria të dëshmojë se duhet shfuqizuar, e jo anuluar

November 20, 2024
1 minut lexim


Qeveria e Mickoskit ka rreth një muaj e gjysmë kohë që ta bind Gjykatën Kushtetuese vetëm ta shfuqizojë e jo ta anulojë Ligjin për tatim solidariteti që u propozua nga qeveria e Dimitar Kovaçevskit nga LSDM-ja.

Ky ishte epilogu i seancës së sotme të Gjykatës ku shumica e gjykatësve kushtetues shprehën dyshime për kushtetutshmërinë e këtij Ligji që u soll në shtatorë të vitin 2023 dhe me të cilin 156 kompani i paguan shtetit tatim shtesë prej 49.2 milion euro.


Dyshimet e gjykatësve është hapi i parë i sjelljes së vendimit nëse Ligji do të anulohet, shfuqizohet apo do të ndërpritet procedura.

Nëse Kushtetuesja vendos që të anulojë Ligjin, kjo do të thotë që shteti nga buxheti do të duhet t’ua kthejë paratë kompanive që kanë paguar tatim, ndërsa ata do të mund të padisin edhe për shkallë të interesit.


Nëse Ligji shfuqizohet kjo do të thotë se në të ardhmen Qeveria dhe Kuvendi nuk do të mund të sjellin ligj të njëjtë.

Ekziston edhe mundësia e tretë – ndalim i procedurës, por ky opsion shfrytëzohet shumë rrallë.


Edhe pse i pari i Kushtetueses, Darko Kostadinovski, në brifingun e sotëm theksoi se fuqia e vërtetë e gjykatës për kthimin e respektimit të Kushtetutës është zbatimi i masës së anulimit, shpjegoi se Qeveria në periudhën e ardhshme, deri në sjelljen e vendimit përfundimtarë në janar të vitit 2025, do të ketë mundësi që të bind Gjykatën se ka argumente për shfuqizim e jo për anulim.

Kostadinovski theksoi se shumica e gjykatësve kushtetues kanë pesë argumente kryesore, mes tyre edhe mosrespektimi i sundimit të së drejtës si dhe kur ka hyrë në fuqi ligji, për të pranuar argumentet e atyre që e kontestojnë ligjin, mes tyre edhe Oda Ekonomike dhe OEMVP.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një nxënës në spital dhe dy të arrestuar, MPB me detaje për përleshjen fizike në Tetovë

Story i radhës

Vrasja e 14 vjeçarit, kambanë për reformë në arsim! Plan kombëtar gjithëpërfshirës për përmirësimin e masave në shkolla

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë