Ligji i ri – në zgjedhjet e ardhshme për Kuvend, mund të votohen deri në 10 kandidatë për deputetë nga një subjekt

1 minut lexim

Në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik.

Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një video informuese, ku ka shpjeguar në detaje se si plotësohet fletëvotimi.

“Mënyra e votimit është kjo: Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kanadidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë”, ka thënë Elezi.

Në zgjedhjet e kaluara ky numër ishte më së shumti deri në 5 kandidatë për deputetë nga një subjekt politik, por kjo është ndryshuar gjatë reformës zgjedhore të përfunduar nga Kuvendi i Kosovës në verën e vitit 2023.

Story i mëparshëm

Sot fillon festivali “Sunny Hill”

Story i radhës

SPAK kontroll në apartamentin e Beqajt në Vlorë, ja çfarë iu gjet

Të fundit nga