Ligji Gjuhës / Pajaziti: BDi si parti që kishte pushtet 20 vjeçar është bashkëpërgjegjëse e situatës së krijuar që la shumë çështje e ligje të padefinuara

December 9, 2024
1 minut lexim

Shkup, 8 dhjetor – Analisti politik Naser Pajaziti në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal thotë se sa i përket protestës së BDI-së si prijëse e Frontit Evropian, është mirë që kemi një opozitë të tillë aktive, që të ngris zërin, të protestoj. Pavarësisht se si është Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, tani shihet qartë se tendencat janë jo për progres, por për regres, tha për zhurnal Pajaziti.

Sipas tij nëse Gjykata Kushtetuese nëse shfuqizon nenet për përdorimin e shqipes në gjykata, uniforma policore dhe paratë, atëherë logjikisht në këtë rast kemi të bëjmë me CËNIM dhe jo AVANCIM të të drejtave themelore të shqiptarëve, duke shtuar se siç po shihet qartë, në këtë rast nuk kemi të bëjmë vetëm me kundërshtimin e një ligji, por me një strategji të qëllimshme për të kufizuar të drejtën gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Kushtetuesja me një narrativë të imponuar politike ka hyrë në një aventurë të rrezikshme, me pasoja fatale!

Por, në këto rrethana, BDi si parti që kishte pushtet 20 vjeçar është bashkëpërgjegjëse e situatës së krijuar që la shumë çështje e ligje të padefinuara qartë, pa zgjidhje adekuate dhe që kanë lënë shumë çështje të hapura. Kështu është edhe me ligjin për gjuhët, që rregullon përdorimin e gjuhës shqipe.

E dimë mirë se si në të kaluarën janë trajtuar çështjet e rëndësishme kombëtare, duke përfshirë rastet e montuara dhe ligjet diskriminuese, të cilat u lanë pa zgjidhje për vite të tëra nga të njëjtët që sot pretendojnë se janë mbrojtësit e shqiptarëve.”

Kjo protestë duket më shumë edhe si një përpjekje për poentim politik sesa një angazhim real për mbrojtjen e gjuhës shqipe, sepse për 20 vjet të jesh pjesë e institucioneve dhe të kemi një situatë të tillë, duhet dikush të jap llogari dhe përgjegjësi.”, tha për Zhurnal Pajaziti.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sjelljet e fshehta të një manipuluesi!

Story i radhës

Kërkesat e BE-së për Kosovën e Serbinë, analistët i shohin të pabarabarta

Të fundit nga

Ministri i Jashtëm i Italisë vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm Italian vjen për vizitë në Kosovë, takohet me misionin e KFOR-it Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka ardhur në Kosovë. Kështu raporton faqja zyrtare e
ShkoLartë