ligji evropian per rregullimin e big tech hyn ne fuqi ne 2023 627a80ec24d67

Ligji Evropian për rregullimin e Big Tech hyn në fuqi në 2023

May 10, 2022
1 minut lexim

Bashkimi Evropian do të vërë në funksion Aktin e Tregjeve Dixhitale në Pranverën e 2023 tha komisionerja për konkurrencën Margrethe Vestager.

Më herë ajo kishte thënë se udhëzimet e reja të cilat do ti vënë fre Big Tech, mund të implementohen në Tetor të këtij viti.

Ende Akti i Tregjeve Dixhitale (DMA) pret aprovimin nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian. Baza ligjore do të aplikohet për kompani me vlerë tregu mëse 75 miliardë euro dhe me të paktën 45 milionë përdorues aktivë.

Këto kompani rrezikojnë gjoba deri në 10% të të ardhurave vjetore nëse nuk përmbushin kriteret e DMA.

Kur të aprovohet DMA mund të shqetësojë modelet e biznesit të gjigantëve botërorë të teknologjisë.

Apple mund të detyrohet të lejojë shkarkimin e aplikacioneve jashtë App Store, ndërsa WhatsApp dhe iMessage të detyrohen të punojnë me platforma më të vogla komunikimi për të shmangur krijimin e një situate monopolistike. /CIO Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

putini dhe manipulimi i ortodokseve te rruzullit nga mali athos 627a80c03cf2e
Story i mëparshëm

Putini dhe manipulimi i ortodoksëve të rruzullit nga Mali Athos

pozita dhe opozita ne komunen e prishtines perplasen per sunny hill 627a812a33bcc
Story i radhës

Pozita dhe opozita në Komunën e Prishtinës përplasen për “Sunny Hill”

Të fundit nga

ShkoLartë