Ligia Costa nga Brazili, e habitur me qytetin e Ferizajt!

February 27, 2022
1 minut lexim

Hendbollistja nga Brazili, Ligia Costa, dje debutoi në fanellën e Ferizajt dhe me lojën e saj maestrale gati sa arritën pikë në duel me lideren e kampionatit Istogu.

Ligia shënoi 8 gola në debutimin e saj, ku Ferizaj mposhtet në udhëtim në sekondat e fundit me rezultat 32:31 nga Istogu.

Hendbollistja braziliane po ndihet në Ferizaj sikur në shtëpinë e saj.

Ajo tha se çdo gjë është e mrekullueshme në këtë qytet të hendbollit.

Cila ishte arsyeja që iu bashkove Ferizajt? 

“Unë kam ardhur në Ferizaj sepse më kanë ftuar dhe kam menduar se mund të tregoj lojën time të hendbollit”, thotë Ligia për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Si ndihesh në qytetin e Ferizajt? 

“Ferizaj është një qytet i bukur, njerëzit janë shumë të sjellshëm, shumë të lumtur dhe të hapur për njerëzit tjerë nga një vend tjetër”, thotë Ligia.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jennifer Hudson fituesja kryesore në “NAACP Image Awards”

Story i radhës

Luan Hajra varroset sot në Prishtinë

Të fundit nga

ShkoLartë