Liga Unike rikthehet me sfida interesante

March 1, 2022
1 minut lexim

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 11-të në Ligën Unike, që sjellë përballje interesante.

Takimi i parë zhvillohet mes Teutës dhe Kamza Basket.

Durrësakët kanë pesë fitore e katër humbje, kurse skuadra nga Kamza ka dy fitore e tetë humbje.

Sfidë interesante pritet të zhvillohet ndërmjet rivalëve Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit. Therandasit kanë tetë fitore dhe një humbje, kurse Vreshtarët katër fitore e gjashtë humbje. Ylli është në top formë, duke kryesuar në Ligën Unike dhe Art Motion Superligë, kurse rahovecasit janë përballur me ulje-ngritje gjatë gjithë edicionit. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe të mërkurën mbrëma.

Takim interesant pritet mes Pejës dhe Tirana Neptun. Pejanët kanë shtatë fitore dhe tri humbje në këtë edicion të Ligës Unike, ndërsa tiranasit kanë pesë fitore dhe pesë humbje, andaj pritet një përballje interesante, ku të dy skuadrat synojnë “Play-off”in dhe të renditen sa më të lartë në garat e rregullta.

Takimi i fundit i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Vllaznisë së Shkodrës. Prizrenasit kanë gjashtë fitore e katër humbje, kurse shkodranët dy fitore e tetë humbje.

Liga Unike – Java 11

E mërkurë

16:00 Teuta – Kamza

17:00 Golden Eagle Ylli – Rahoveci

E enjte

17:00 Peja – Tirana

19:00 Prizreni 16 – Vllaznia

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bekteshi: Nuk ka rritje të çmimeve, tregtarët manipulojnë

Story i radhës

Ekspertët paralajmërojnë: Nëse pastroni radiatorin me këtë mjet, rrezikoni të shpërthejë!

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë