Sot me fillim nga ora 18:45 stadiumi “Jean Bouin” do të jetë nikoqir i përballjes mes Paris Saint-Germain dhe Vllaznisë, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kampionëve në konkurrencën e femrave.
Ndeshja e sotme i takon xhiros së tretë të Grupit A, ku në ndeshjen e fundit, vashat e Vllaznisë pësuan humbje të thellë 8:0 nga Chelsea, kurse PSG barazoi pa gola me futbollistet e Real Madridit.
Momentalisht, pas dy ndeshjeve të zhvilluara futbollistet shqiptare renditen në pozitën e fundit në grup me asnjë pikë të arkëtuar, krahas vashave të PSG-së që zënë pozitën e tretë me një pikë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, Rrezona Ramadani mund të jetë titullare sot pasi që u inkuadrua nga banka rezervë kundër Chelseat, kurse sulmin pritet ta kryesojë Maria Bashka, e cila do të përkrahet nga Megi Doci dhe Tarah Patterson.
Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.
Paris Saint-Germain femrat (4-3-3): Bouhaddi; Lawrence, Ilestedt, De Almeida, Karchaoui; Geyoro, Groenen, Jean-Francois; Martens, Bachmann, Diani
Vllaznia femrat (4-5-1): Williams-Mosier; Ramadani, Knox, Franja, Maliqi, Gjini; Patterson, Berisha, Cavanaugh, Doci; Baska